Përplasje mes gjyqësorit dhe ekzekutivit për pagat e magjistratëve ka sjellë dhe reagimin e Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve, që ka drejtuar gishtin drejt ligjvënësve të cilët I akuzon se po tentojnë të anashkalojnë zbatimin e vendimit përmes një projektligji me efekt prapaveprues. “Mosrespektimi i një vendimi të gjykatës kushtetuese është i barasvlershëm me shkeljen e vetë Kushtetutës. Nga ky këndvështrim, zhvillimet e përmendura më sipër shkelin shtetin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe ndarjen e pushteteve. Ato gjithashtu dëmtojnë besimin te shteti dhe reformat pozitive të sistemit gjyqësor në Shqipëri, të cilat janë arritur deri më tani përmes përpjekjeve të mëdha.”, thuhet në deklaratë.