Padia e Mereme Selës mbi kandidimin e mohuar për zgjedhjet për kreun e PD është refuzuar nga Gjykata e Tiranës me argumentin se “mungojnë dokumentet shoqërues”. Vendimi mësohet të jetë marrë më 8 maj nga gjyqtarja Suela Xhani. Mjekja dorëzoi aplikimin për të kandiduar për postin e kryetarit të PD për zgjedhjet që do të zhvillohen më 23 maj.