Disa gra të moshuara zvicerane kanë siguruar një fitore të pjesshme në rastin e tyre të lidhur me klimën në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut. Gratë, kryesisht rreth të 70-ave, argumentuan se mosha dhe gjinia i kanë bërë të cenueshme ndaj efekteve të valëve të të nxehtit, të lidhura me ndryshimet klimatike. Gjykata tha nga ana e saj se përpjekjet e Zvicrës për të përmbushur synimet për zvogëlimin e emetimeve të karbonit, nuk kanë qenë të mjaftueshme.