Gjykata Administrative ka shpallur moskompetencë për padinë e Naureda Llagamit , e cila kërkonte shfuqizim të vendimit të Gjykatës së Lartë dhe emërimin e saj në Gjykatën Kushtetuse. Çështja i kalon Kushtetueses si juridiksion për shqyrtimin e kësaj padie. Pak javë më parë, Gjykata e Lartë zgjodhi Asim Vokshin si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, i cili mori më pak vota se Llagami. Por, kjo e fundit pretendoi se një votë, që e shpallte atë fituese ishte cilësuar e pavlefshme qëllimisht, ndaj ju drejtua Administratives.