Plarent Ndreca, avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj doli në një konferencë për shtyp një ditë para seancës në gjykatën administrative të Tiranës për padinë e ngritur me pretendimin e paligjshmërisë së emërimit të Ols Dados si prokuror. Ndreca tha se po bëhen përpjekje për të mbyllur padinë në rrugë proceduriale, pa e shqyrtuar atë në themel.