Top News – Padia e Veliajt ndaj prokurorit Dado. Gjyqi në administrative, AKMD kërkon të bëhet pjesë
19/06/2026 14:28

Shoqata “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” i është drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës me një kërkesë për t’u pranuar si ndërhyrëse kryesore në gjykimin e nisur nga Erion Veliaj, ku kërkohet konstatimi i pavlefshmërisë së emërimit të Dados në funksionin e prokurorit. Në kërkesën drejtuar gjyqtarit Hazbi Balliu, shoqata argumenton se çështja nuk prek vetëm statusin personal të një prokurori, por integritetin e sistemit të drejtësisë dhe ligjshmërinë e ushtrimit të pushtetit penal në Shqipëri. Sipas saj, nëse provohet se emërimi i Ols Dados është kryer në kundërshtim me ligjin, pasojat nuk kufizohen te karriera e tij, por shtrihen mbi të gjitha procedimet dhe çështjet ku ai ka ushtruar funksione si prokuror. Shoqata e lidh interesin e saj veçanërisht me rolin që Dado ka pasur në hetimet për dosjen e “21 Janarit”, duke theksuar se bëhet fjalë për një nga ngjarjet më të rënda në historinë e drejtësisë shqiptare, për të cilën edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka konstatuar shkelje lidhur me efektivitetin e hetimit. Në përfundim, shoqata kërkon nga gjykata të pranojë pjesëmarrjen e saj në proces, duke argumentuar se mbrojtja e drejtësisë së pavarur, transparencës dhe interesit publik e legjitimon të marrë pjesë në një gjykim që, sipas saj, mund të krijojë precedent për kontrollin gjyqësor të emërimeve në sistemin e drejtësisë.

Top Channel/ Vijon e tensionuar protesta, protestuesit hedhin breshëri fishekzjarrësh drejt policisë
19/10 18:37
Top Channel/ Tensionohet situata në protestë, policia marshon drejt tyre,tubuesit ndahen në dy grupe
19/10 18:34
Top Channel/ Tensione në protestë, gaz lotsjellës dhe molotovë ndaj Ministrisë së Brendshme
19/10 18:24
Top Channel/ Qetësi në protestë, protestuesit qëndrojnë para Kryeministrisë
19/10 18:08
Top News- ‘Gjykata e papërgjegjshme, liron protestuesit’. Rama mbron policinë: Shihni në Francë
19/10 17:39
Top News- Ndalohet protestuesi i mitur / Tentoi grabitjen e një bankomati gjatë trazirave
19/10 17:30
Top Channel/ Tension në protestë, protestuesja shtrihet në mes të asfaltit
19/10 17:19
Top Channel/ Protestuesit ironizojnë deklaratën e Ramës, hedhin dollarë fals drejt policëve
19/10 17:19
Top Channel/ Dy vëllezër vriten në Bathore.Plagoset vëllai i tretë,i vrau komshiu. Sherr për avllinë
19/10 16:38
Top Channel/ Protesta në ditën e shtatë. Të rinjtë grumbullohen sërish, policia nis shoqërimet
19/10 16:37
Top Channel/ Protesta nis me gurë, gaz dhe ujë. Protestuesit sulmojnë gjykatën e Apelit
19/10 16:37
Top Channel/ Tentoi të vidhte një bankomat gjatë trazirave të protestës, identifikohet autorët
19/10 16:21
Top Channel/ “Nuk ju vjen turp”, protestuesit para Kryeministrisë i hedhin dollarë policisë
19/10 16:21
Top Channel/ Tensione pranë qendrës dhe tym! Arrestime të të rinjve, një polic i lënduar
19/10 16:02
Top Channel/ Berisha, akuza ndaj SPAK. Pas paraqitjes në prokurori, kërkon vijimin e protestave
19/10 15:39
Top Channel/ NATO demostron forcën në Shqipëri. 8 anije stërvitjen afër Karaburunit e Sazanit
19/10 15:39
Top Channel/ Haxhiu: Dëgjoni protestuesit. Kërkon ndaljen e dhunës nga të dyja palët
19/10 15:37
Top Channel/ Pedagogët kërkojnë dorëheqjen. Mbi 730 firmëtarë dënojnë dhunën ndaj studentëve
19/10 15:35
Top Channel/ Rama përgjigje shoqatave: Dialog pa asnjë kusht, por dënoni dhunën
19/10 15:34
Top Channel/ 302 të lënduar nga protestat. Në spital vijojnë trajtimin policë dhe protestues
19/10 15:25