Partia Demokratike e Rithemelimit, nëpërmjet anëtarit të kryesisë Enno Bozdo paralajmëron dëmin në rreth 140 milionë euro në arbitrazh ndaj Shqipërisë lidhur me Portin e Durrësit. Sipas Bosdos, vendimi i Arbitrazhit për të mos pranuar kërkesën e qeverisë shqiptare kundër gjykimit të çështjes me themel të kërkuar nga kompania gjermane EMS, është këmbanë alarmi.