Anëtarët e komisionit hetimor për inceneratorët, vendosën të kallzojnë në SPAK, deputeten demokrate, Jorida Tabaku, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas anëtarëve të komisionit, ky kallëzim lidhet me takimin e Tabakut me kreun e SPAK, Arben Krajën, i cili u zhvillua në kundërshtim të hapur me ligjin për komisionet hetimore, pasi deputetja Jorida Tabaku nuk ka qenë e mandatuar. Deputetja socialiste, Ermonela Felaj, ka argumentuar arsyet e padisë që do të depozitohet ndaj Tabakut në SPAK.