Autoritetet shqiptare kanë gjashtë muaj kohë të negociojnë për të parandaluar dërgimin e çështjes së Aeroporit të Vlorës në arbitrazhin ndërkombëtar. Në një reagim në rrjetet sociale, biznesmeni Behgjet Pacolli shpjegon se MABCO u ka dërguar autoriteteve shtetërore shqiptare një “Notice of Dispute”në përputhje me Marrëveshjen Bilaterale ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve.