Top News/ Pablo Escobar, jo ‘markë tregtare’/Gjykata Evropiane: Emri i lordit të drogës nuk përdoret
17/04/2024 14:38

Emri i bosit kolumbian të drogës Pablo Escobar nuk mund të regjistrohet si një markë tregtare në vendet e BE-së, vendosi të mërkurën Gjykata Evropiane e Drejtësisë, pasi vëllai i tij u përpoq të parashtronte një pretendim. Gjykata la në fuqi vendimin e zyrës së pronësisë intelektuale të BE-së që refuzoi një aplikim për markë tregtare nga Escobar Inc. në vitin 2022. "Zyra doli në përfundimin e saktë se emri i Pablo Escobarit është i lidhur me trafikun e drogës dhe narko-terrorizmin dhe me krimet e vuajtjet që rezultojnë prej tyre, por jo me veprat e tij të mira, të mundshme, në mbështetje të të varfërve në Kolumbi," tha gjykata në një deklarate. Escobar Inc. u themelua në Porto Riko nga vëllai i Pablo Escobar, Roberto de Jesús Escobar Gaviria, i cili qëndroi për 12 vjet në burg për rolin e tij në organizatën kriminale të të vëllait. Gaviria tha në vitin 2020 se kompania e tij do të lansonte një smartphone të palosshëm të quajtur Escobar Fold 1. Kompania aktualisht shet një kripto monedhë të quajtur Escobar Cash, sipas faqes së saj të internetit. Pablo Escobar drejtoi një nga organizatat kriminale më të fuqishme në botë, kartelin Medellin. Pasuria e tij, e krijuar nga trafiku i kokainës, u vlerësua nga Forbes në 1987 se kishte arritur mbi 3 miliardë dollarë, megjithëse disa llogari e vlerësojnë atë shumë herë më të lartë. Me mijëra njerëz u vranë në dhunën e lidhur me kartelin gjatë dhe pas vdekjes së Escobarit në 1993, kur u qëllua nga forcat e sigurisë.

Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48