Dita e njëmbëdhjetë dhe protesta kundër qeverisë nuk ndalet; Ashtu si çdo ditë, edhe këtë të mërkurë, protestuesit marshuan nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë. Me pankarta në duar e flamuj kombëtar, ata brohritën në kor: Rama në Burg, Berisha në Burg. Thirrje që u kontestuan nga një pjesë e mbështetësve të PD që iu bashkuan protestës. Protestuesit kërkuan largimin e palëve politike, ndërsa e akuzuan opozitën si të shitur. tensionet vijuan për disa minuta. Ndërsa protestuesit morën fjalën me radhë, duke shpalosur dhe ide të ndryshme për vijimin e kësaj revolte.