29 persona u arrestuan dhe u proceduan penalisht në harkun kohorë të 7 ditëve të fundit në kryeqytet, pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor. Një pjesë e tyre nuk ishin të pajisur me leje drejtimi, ndërsa pjesa tjetër rezultoi se ishin në gjendje të dehur.