Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin dhe me shpejtësi 216 kilometra në orë. Në pranga është vënë shtetasi me iniciale A. H., i cili është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nisur nga analiza e kryer për rrugët më me risk, si dhe për drejtuesit e mjeteve që shfrytëzojnë disa akse rrugore për të qarkulluar me shpejtësi të lartë apo për të bërë gara shpejtësie, kanë vijuar monitorimin e qarkullimit rrugor me anë të radarëve automatikë.