Shqipëria nuk do të ketë më asnjë kufizim sa i përket masave të cilat ishin vendosur për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Ky vendim u bë i ditur nga Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, në mbledhjen e zhvilluar nga Komiteti i Ekspertëve.