Top News – Pa kaluar mirë festat! Anekënd botës ashpërsohen masat antiCovid
03/01/2021 11:36

Shtetet në mbarë botën po ashpërsojnë masat kundër koronavirusit, teksa vaksinimi ka nisur në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera. Me shtimin e rasteve te reja, vende te ndryshme po vendosin kufizime nen presionin e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, i cili është më i transmetueshëm. Gjermania pritet ta vazhdojë izolimin ne nje kohe kur guvernatorët e shteteve pritet të takohen me kancelaren, Angela Merkel javën e ardhshme. Masat e vendosura në këtë shtet, që prej mesit të dhjetorit të vitit të kaluar, kanë dështuar të frenojnë përhapjen e virusit. “Duke pasur parasysh numrin e lartë të rasteve, është e rëndësishme që të zgjerojnë kufizimet dhe masat”, tha një ditë më parë, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn. Numri mesatar i infektimeve të reja në 100,000 banorë për një javë, në Gjermani është 140, pothuajse tre herë më i lartë sesa që kishte planifikuar qeveria që të lehtësojë masat. Shtete te tjera në Evropë po ashtu po ashpërsojnë masat. Franca e zgjeroi orën policore në 15 rajone për të luftuar rritjen e rasteve të reja. Qeveria ka urdhëruar që kjo masë të aplikohet në zonat që janë në kufi me Gjermaninë, Belgjikën dhe Zvicrën. Greqia po ashtu ka vazhduar masën e izolimit deri më 10 janar, duke mbyllur parukeritë, libraritë dhe kishat. Në Mbretërinë e Bashkuar, ku u identifikua fillimisht varianti i ri i koronavirusit, për të pestën ditë me radhë është shënuar një numër rekord i infektimeve ditore. Në 2 janar atje pati 57,725 raste të reja. Në Tokio të Japonisë, guvernatori kërkoi nga qeveria që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Në Shtetet e Bashkuara – shtetin e goditur më rëndë prej pandemisë – janë regjistruar mbi 200,000 infektime brenda ditës dhe 2,600 viktima. Epiqendra e shpërthimeve të reja të virusit në SHBA është Kalifornia, ku spitalet janë të stërmbushura me pacientë.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04