Në një kohë ku e gjithë bota është futur në një krizë energjetike, për shkak të çmimeve të larta, një fshat i lashtë në Amerikën Qendrore, është më pak i prekuri nga ky shqetësim. Santa Cruz, një vendbanim i hershëm i fiseve Maja, shtrihet në një luginë të vogël mes maleve të thepisura në Belize. Në këtë fshat, banorët e paktë në numër jetojnë ende në banesa me çati kashte dhe merren me kultivimin e misrit, patates dhe kakaos.