Qindra qytetarë u tubuan para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës. Me pankarta dorëhiqu dhe Shqipëria nuk është në shitje ata kërkuan largimin e tij. Gjatë ditës, Kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm të dialogojë me protestuesit, por tha se sa të jetë ai në krye të vendit, projekti nuk do të anulohet.