Top News – Pa celularë dhe me listë emërore. Pas kamerave, GJKKO kufizon edhe gazetarët në seanca
04/08/2026 21:35

Pas ndalimit të kamerave në seancat gjyqësore, Gjykata e Posaçme vendos të kufizojë edhe aksesin e gazetarëve. GJKKO njoftoi për hyrjen në fuqi të rregullores së re të brendshme, ku dy janë elementët që cenojnë rëndë punën e medias në pasqyrimin në kohë reale të zhvillimeve në seancat gjyqësore. Sipas vendimit, gazetarëve nuk do t’u lejohet telefoni brenda sallave në proceset gjyqësore, duke pamundësuar dërgimin e informacioneve në redaksitë përkatëse në kohë reale. Jo vetëm kaq, por me arsyetimin e mungesës së kapaciteteve nëpër salla, Gjykata e Posaçme ka vendosur edhe të kufizojë numrin e gazetarëve që mund të ndjekin një seancë gjyqësore. Më konkretisht, GJKKO thotë se në praktikë mund të krijohen situata kur kapaciteti i sallës së gjykimit, kërkesat e sigurisë, mbrojtja e pjesëmarrësve në proces ose interesi i lartë publik nuk lejojnë praninë e pakufizuar të përfaqësuesve të medias. Për këtë arsye, sipas rregullores së re, gazetarët që duan të ndjekin një seancë të caktuar gjyqësore duhet që të plotësojnë një formular-kërkesë, që më pas është në dorë të gjykatës ta pranojë, apo ta refuzojë atë. Cenimi i punës së medias përkeqësohet edhe më tej, pasi gjykata mund të vendosë të mos lejojë gazetarët jo vetëm me arsyetimin e tejmbushjes së sallës, por edhe me arsyetimin evaziv të sigurisë. Në lidhje me këtë rregullore ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, që thotë se ajo cenon rëndë punën e medias dhe kërkon nga GJKKO të mos e zbatojë atë nga data 1 shtator.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06