Në vizitën e tij në Prishtinë, Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Camoeroon u takua edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në një njoftim për median, zyra e presidencës tha se Osmani bisedoi me Cameroon për ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, dhe vuri në dijeni kreun e diplomacisë britanike për përpjekjet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë në komunat në veri të Kosovës.