Top News – Osmani për komunat serbe: Asociacioni i rrezikshëm aq sa ndryshimi i kufijve!
16/02/2021 11:33

Vjosa Osmani, qe në listën e Vetëvendosjes garoi për postin e presidentes, ka theksuar se nuk do ta ndjekin formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas kërkesave që ka Serbia. “Asociacioni me kompetenca ekzekutive është po aq i rrezikshëm sa edhe ndryshimi i kufijve sepse atë ka dhe qëllim përfundimtar. Madje, e destabilizon Kosovën për një kohë të gjatë, por në fund shkon te po i njëjti skenar. Prandaj duhet të respektohet ajo që ka thënë Gjykata Kushtetuese. Ai skenar duhet të eliminohet dhe nuk mund të hyjmë në këtë proces me logjikën se çka do t’i japë Kosova Serbisë sepse i kemi dhënë mjaft”, ka thënë Osmani. Lidhur me zotimet e nënshkruara nga Kosova në Uashington, më 4 shtator të vitit 2020, pjesë e së cilës është edhe njohja që Kosova ka marrë nga Izraeli, si dhe se a do të hapë Kosova ambasadën e saj në Jerusalem, siç edhe është kërkesa e shtetit izraelit, Vjosa Osmani ka deklaruar se për këtë çështje do të konsultohen me administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të vendosin bashkë me të. “Në dokument thuhet se Kosova dhe Izraeli pajtohen që të bëjnë njohje reciproke. Pikë. Asgjëkund nuk përmendet Jerusalemi. Ne e kemi përshëndetur lidhjen e marrëdhënieve diplomatike. Por, ajo që do të bëjmë në tërësi për këtë marrëveshje, nga pika e parë deri te e fundit, është se do të këmbëngulim që të ulemi menjëherë, urgjentisht pas krijimit të qeverisë, me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, me administratën e tij të re, në mënyrë që të rishikojmë secilën pikë dhe të shohim se cili është përkushtimi i tyre në raport me to”, ka deklaruar Osmani.

Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25