Presidentja Vjosa Osmani i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale një ditë më parë. Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se Osmani ka hequr tëmthin dhe të enjten është rikthyer në ushtrimin e funksionit të saj. Sic e kërkon edhe ligji, presidentja Osmani zhvendosi përkohësisht përgjegjësitë e presidentes së republikës tek kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, të mërkurën.