Sulmet me dronë dhe raketa ruse pranë kryeqytetit të Ukrainës dhe disa rajoneve të tjera vranë katër persona dhe plagosën 15 të tjerë, thanë autoritetet të shtunën. Mykola Kalashnyk, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kievit, tha se katër nga 15 të plagosurit ishin në gjendje kritike dhe katër persona kishin vdekur në sulmet që "kishin në shënjestër vendbanimet e zakonshme në rajon: ndërtesa banimi, institucione arsimore, biznese dhe infrastrukturë kritike".