Rritet çmimi I energjisë për furrat e bukës, ishte ky lajmi që ditë më parë mori jehoën në media dhe jo vetëm, por këtë të shtunë një gjë e tillë është përgenjështruar nga OSSHE. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka sqaruar se aktualisht nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës. Skema e faturimit për këto subjekte ka hyrë prej muajit prill dhe është përcaktuar pas dakordësisë së plotë me vetë subjektet.