Rusia ka sulmuar rajonet e Ukrainës me një breshëri raketash nga ajri të hënën, duke vrare te pakten tre persona e duke plagosur mbi 50 te tjere si edhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe objekte të tjera – thanë zyrtarët. Ushtria ukrainase tha se në shumicën e vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev, janë dëgjuar sirenat për sulme ajrore.