Pikturës së kufijve të rinj territorialë, socialistët tentuan t’i vendosnin për sfond, një parti të unifikuar që voton e vetme me forcën e padiskutueshme të kartonave, reforma të tilla me efekt të padiskutueshëm elektoral. Por, e kundërta ndodhi. Harta e re ka prodhuar përçarje dhe hatërmbetje brenda partisë. Erion Braçe theu heshtjen dy ditë pasi i dha me votë, dritën jeshile hartës së re administrative territoriale. Një mesazh e pati për të gjithë kolegët e majtë që nuk nguruan të komentonin votën e tij nëpër dritare mediatike. Më të zëshmit në komente ishin: Edi Rama, Blendi Klosi, Taulant Balla dhe Ulsi Manja.