Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe mediat e pavarura kanë raportuar disa parregullsi në zgjedhjet e përgjithshme në Serbi. Sipas raportit parregullsitë lidhen me “trysninë ndaj votuesve, si dhe përparësitë e partisë në pushtet kanë minuar procesin zgjedhor në tërësi.” Sipas OSBE-së, këta faktorë krahas njëanshmërisë së mediave “krijuan një fushë të pabarabartë për garë.”