Top News/ Ortodoksët festojnë Krishtlindjen / Putin ndez qirinj në kishë, festë e heshtur në Ukrainë
07/01/2024 11:48

Miliona të krishterë ortodoksë morën pjesë në meshat e mbajtura në mesnatë për të shënuar Krishtlindjen ortodokse, një festë që ka mbetur nën hije për shumë persona për shkak të konfliktit në Ukrainë. Në Rusi, vendit me numrin më të madh të të krishterëve ortodoksë, besimtarët morën pjesë në meshat e mbajtura më 7 janar në kishat në Moskë dhe në mbarë vendin. Në Ukrainë, ku shumica e të krishterëve identifikohen si ortodoksë, kjo ishte hera e parë që Krishtlindja, zyrtarisht në bazë të një vendimi të Qeverisë, nuk u festua më 7 janar, por më 25 dhjetor, në përputhje me traditat katolike romake dhe ato perëndimore. Pavarësisht vendimit për mosfestimin e Krishtlindjes më 7 janar, vendim që e mori presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në korrik të vitit të kaluar, mijëra ukrainas shkuan në kisha dhe faltore në mbarë vendin, përfshirë edhe në manastirin e rinovuar Kiev-Peçersk, për të marrë pjesë në shërbesat e mesnatës. Urdhri i Zelenskyt ishte një sinjal i radhës i përpjekjeve të Ukrainës për t’u larguar nga traditat e dominuara nga Rusia, teksa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet përvjetorit të dytë. Më 2019, Kisha Ortodokse e Ukrainës u shkëput nga kontrolli shekullor nga Kisha Ortodokse e Rusisë, megjithatë mosmarrëveshjet për këtë çështje nuk janë zgjidhur krejtësisht. Një tjetër degë më e vogël e ortodoksisë ukrainase mbetet besnike ndaj Moskës dhe të dyja palët kanë mosmarrëveshje për kontrollin e manastirit në Kiev.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04