Policia ka arrestuar dy të rinj në Durrës, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Në pranga u vunë një 36-vjeçar, i cili ishte administrator i një lokali, të cilit gjatë kontrollit policor në celularin e tij u gjendën disa foto të lotove të sportit. Gjithashtu në pranga u vu një 27-vjeçar, pronar i një lokali në qytetin e Durrësit, pasi dyshohet se ushtronte aktivtet të paligjshëm të lojrave të fatit. Strukturat policore kanë kontrolluar në ambiente dhe lokale të ndryshme, ku për pasojë u bë arrestimi në flagrancë i këtyre dy shtetasve. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.