Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara në zona të ndryshme të kryeqytetit. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto ambjente, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të implikuar në aktivitetin e paligjshëm të basteve sportive online.