Nga krahu i armatosur i Hamasit, te organizatat anarkiste greke dhe separatistëve të ETA-s në Spanjë e IRA-s në Irlandë, e deri te ish-Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç. Në kuadër të marrëveshjeve me Bashkimin Europian, Shqipëria ka përditësuar listën e personave dhe entiteteve terroriste, apo të shpallur në kërkim. Vendimi është marrë më 5 maj, ndërsa këtë të martë është botuar në Fletoren Zyrtare.