“Pa Serbinë, ne nuk mund ta stabilizojmë Ballkanin”, ka qenë ky mesazhi i kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban në Parmalentin Evropian. Teksa ka folur për procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Orban ka kritikuar Bashkimin Europian se nuk po mban premtimet ndaj shteteve ballkanike para 20 vjetëve, duke theksuar rastin e Serbisë.