Rrëzohet ora policore vetëm për datën 31 dhjetor. Fill pas përfundimit të mbledhjes së kabinetit qeveritar, ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije që pavarësisht se festat e fundivitit garantojnë grumbullime të mëdha, ora policore nuk do të jetë më në fuqi. Vendimi është marrë pas vlerësimit që, Komiteti Teknik i Ekspertëve i ka bërë situatës epidemiologjike të vendit.