Oqeanet e botës arritën temperaturat e tyre më të larta të regjistruara ndonjëherë për korrikun, pjesërisht të nxitura nga kushtet në zhvillim të El Niño-s në Paqësor, sipas shërbimit të monitorimit të klimës të BE-së. Temperatura mesatare e sipërfaqes së detit jashtë rajoneve polare të botës, midis 60 gradëve në veri dhe 60 gradëve në jug, ishte 20.96 gradë celcius muajin e kaluar, duke tejkaluar nivelin e mëparshëm prej 20.89gradësh celcius, të vendosur në vitin 2023.