Maxhoranca kërkon bisedime për emrin e presidentit të ri, por vetëm me krerët e grupeve parlamentare. Enkelejd Alibeaj, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda janë ftuar nesër për një takim me homologun e tyre socialist Taulant Balla për të nisur zyrtarisht negociatat lidhur me emrin e ri të kreut të shtetit. Nga ana tjetër kreu I grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj duket se nuk ka një vendim për të qenë ose jo në këtë takim, ndonëse kërkon president konsensual.