Ashtu sic e kishin paralajmëruar edhe më herët Sali Berisha dhe Ilir Meta do fillojnë protestat kombëtare në sheshin para kryeministrisë, ndërsa si datë e parë është caktuar 12 nëntor. Gjatë një konference për mediat, pas konsultimit dhe me aleatët, kreu i demokratëve Sali Berisha deklaroi se dakordësia e opozitës është të fillojnë protestat në shenjë revolte për qeverinë Rama. Duke sjellë për referencë numrin e emigrantëve që janë larguar nga Shqipëria, Berisha deklaroi se ditët e Ramës në pushtet po shkojnë drejt fundit.