Opozita në Gjeorgji ka nisur protestat pasi Komisioni Zgjedhor nxori fitues të zgjedhjeve të përgjithshme partinë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane. Fill pas procesit zgjedhor opozita denoncoi shkeljet, duke e konsideruar rezultatin një dhuratë për partinë në pushtet. Sipas tyre Ëndrra Gjeorgjiane kërkon afrimin më shumë me Moskën.