Protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve këtë të shtunë i janë bashkuar edhe politikanë të opozitës. Një pjesë prej tyre e kanë bërë të ditur vetë përmes fotove që kanë publikuar në rrjetet sociale, ndërsa të tjerë janë spikatur nga mediat. Bëhet fjalë për deputetët Tomorr Alizoti dhe Albana Vokshi. Kjo e fundit ka pozuar vetë nga protesta duke i publikuar fotot në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Protestë kombëtare kundër masave të pamjaftushme që ka marrë qeveria.”. Të pranishëm kanë qenë dhe ish-deputetetët, Aldo Bumçi, Klevis Balliu apo Çlirim Gjata. Ata njihen të gjithë si mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka deklaruar më herët se e mbështet protestën kundër Qeverisë. Gjithsesi, asnjë prej tyre nuk ka mbajtur fjalim në folinë qendrore të protestës. Vlen të theksohet fakti se gjatë 8 ditëve të protestës kundër rritjes së çmimeve, fjalimet nga qytetarët kundër të gjithë klasës politike kanë qenë jo të pakta.