Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se nuk do ta votojë asnjë ligj ose marrëveshje ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, nëse Qeveria nuk i ekzekuton pagat për punonjësit e sistemit të arsimit. Kështu tha Besnik Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të AAK-se, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.