Një “befasi pozitive” e cilësoi kryeministri Edi Rama, bashkimin e opozitës me mazhorancën socialiste në Kuvend për rezolutën e përbashkët të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në podcastin ‘Flasim’, Rama u shpreh se së shpejti Shqipëria do e marrë edhe dritën jeshile për raportin e piketave të ndërmjetme ‘IBAR’, që do i hapte rrugën fillimit të punës për mbylljen e grupkapitujve të negociatave.