Shqipëria hodhi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike kombëtare dhe garantimin e rezervës strategjike në sektorin e hidrokarbureve, me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe kompanisë prestigjioze italiane Eni S.p.A. Kryeministri Edi Rama vlerësoi këtë partneritet si një moment të rëndësishëm për të ardhmen energjetike dhe ekonomike të vendit.