Operacioni për kapjen e Albert Zajës, mesditën e së dielës u ndërmor nga forcat RENEA dhe ato FAST, ka qenë një operacion top sekret. Për shkak të frikës së dekonspirimit të këtij operacioni forcat speciale, ndryshe nga herët e tjera kanë zbarkuar në zonën e Niklës jo me blinda, por me automjete private. Javët e fundit Forcat RENEA kanë ndërmarrë disa operacione në zonën e Niklës, për kapjen e 4 të shpallurve në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, por në të paktën 3 raste, ato kanë dështuar.