“Operacioni ‘Metamorfoza’ akuzon shtetin e mafies”. Kështu deklaroi sot grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në një reagim për operacionin e SPAK që rezultoi me 15 urdhër-arreste. Partia Demokratike theksoi edhe njëherë më shumë se operacioni i koduar me emrin ‘Metamorfoza’ dëshmon se shteti shqiptar është shtet i krimit dhe drogës.