Top News – Operacioni i kërkim-shpëtimit në Miami/ Zjarri dhe tymi pengojnë ndërhyrjen në rrënoja
27/06/2021 11:45

Zjarri dhe tymi që dalin nga thellësia e rrënojave të betonit dhe metaleve në pallatin 12-katësh të shembur pranë Majamit penguan përpjekjet e punonjësve të shpëtimit të shtunën ndërsa ata përpiqen të gjejnë ndonjë të mbijetuar. Ekipet e shpëtimit përdorën teknologji me rreze lazer, ujë dhe shkumë për të luftuar flakët, burimi i së cilës ishte i paqartë. Kryebashkiakja e qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava tha se tymi ka qenë sfida më e madhe në operacionet e kërkim-shpëtimit. Në një konferencë për shtyp, ajo tha se flakët po vijnë nga brendësia e “malit” me rrënoja dhe se ekipet e shpëtimit po përballën me vështirësi të jashtëzakonshme si rezultat i zjarrit. Një zjarrfikëse përdori pompat me ujë me presion të lartë në katet e poshtme të ndërtesës ndërsa dilte tymi i bardhë apo avulli që kundërmonte një erë të rëndë, e ngjashme me sulfurin. “Era e keqe është shumë e rëndë”, tha guvernatori Ron DeSantis. Ndërkohë një vinç largoi copa mbeturinash nga grumbulli me rrënoja me një lartësi afro 10 metra, ndërsa ekipet përdorën makineri të rënda, dronë, pajisje të sofistikuara, mjete rrethanore dhe mikrofona në përpjekjet për të gjetur njerëz. Sipas zyrtarëve që nga shembja e pjesshme e pallatit të enjten nuk dihet ende fati i 159 njerëzve.

Top Channel/ Gruaja e Macron, 10 vetë në gjyq/ Akuzohen për ngacmim online
27/10 23:25
Top Channel/ Panik nga tërmeti në Turqi, lëkundje me magnitudë 6
27/10 23:23
Top News- Trump do mandat të tretë, por nuk pranon mundësinë e zv/presidentit
27/10 23:00
Top Channel/ Vizita e parë jashtë, Papa do të shkojë në Turqi dhe Liban
27/10 22:59
Top News- Uragani vdekjeprurës godet vendet e para, stuhia me e fortë që do të sjell përmbytje
27/10 22:30
Top News- Turqia ble 20 avionë luftarakë, armatoset me ‘Typhoon’…fuqizohet akoma më shumë
27/10 21:59
Top News – President deri në moshën 100 vjeç / Mandati i tetë, lideri më i vjetër në botë
27/10 15:30
Top Channel/ Trump “paralajmëron” Putinin: SHBA nis nëndetëse bërthamore në brigjet e Rusisë!
27/10 15:14
Top Channel/ Ukraina me plan armëpushimi, Zelensky: Do e paraqesim javën që vjen!
27/10 15:10
Top News – Ikni tani! Nuk do të mbijetoni! Evakuime masive para stuhisë më shkatërruese në histori
27/10 15:09
Top News – ‘Zonja e parë e Francës është burrë’/ Ngacmuan online Brigitte Macron, 10 persona në gjyq
27/10 15:09
Top News-Aleati i SHBA-së ngre avionët luftarakë/Bombarduesit bërthamorë rusë në brigjet e Japonisë
27/10 15:00
Top News – Avionët luftarakë Eurofighter në Turqi / Starmer shkon te Erdogan, diskutohet shitja
27/10 14:58
Top News – Trump, zëvendëspresident në 2028-ën…Thotë se nuk do të kandidojë, hedh poshtë skemën
27/10 14:50
Top News – Si vidhen sekretet e Silicon Valley? Rusia e Kina infiltrojnë ‘bukuroshet joshëse’
27/10 14:45
Top News – Një Flamingo ‘dhuratë’ për Putinin / Nisma për mbledhje fondesh në ndihmë të Ukrainës
27/10 13:12
Top News – Trupat ruse hyjnë në qytetin strategjik / Bie Pokrovsku, Zelenski: Situatë ‘e vështirë’
27/10 13:10
Top News – Agjentë të nivelit të ulët në Gjermani/ Forca e fshehtë hije e Rusisë, spiunazh e sabotim
27/10 13:09
Top News- Ranë nga aeroplanmbajtësja USS Nimitz/ Helikopteri dhe avioni luftarakë përfundojnë në det
27/10 13:09
Top News – Trump pritet si mbret në Japoni / Shpresa për një armëpushim tregtar me Kinën
27/10 13:08
BILETA Portokalli - Bileta