Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurimi për punonjës policie, zyrtarë vendorë e biznesmenë të dyshuar për shpërdorim detyre e ndërtime të paligjshme ne qyetetin bregdetar. Organi I akuzës, ka lëshuar 12 urdhra ekzekutimi për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë’, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim dhe ‘Ndërtimi i paligjshëm’. Prokuroria njofton se janë ekzekutuar masat e sigurimit ‘arrest në burg’, për dy inspektorët në Komisariatin e Policisë Sarandë, Kristofor Shkrepës dhe Kastriot Satkës, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ kryer më shumë se një here.