181 persona kanë përfunduar në pranga pas një operacioni të madh të kryer nga Drejtoria Antimafia e Palermos, ku kanë marrë pjesë mbi 1200 karabinierë. Sipas mediave italiane, në pranga kanë përfunduar edhe bosë mafias nga pika të ndryshme të kryeqytetit sicilian dhe provincës. Hetimi i Antimafias zbuloi skemën organizative të familjeve kryesore, biznesin e klaneve dhe përpjekjen e anëtarëve të Cosa Nostra për të rindërtuar kupolën provinciale dhe për të reaguar ndaj autoriteteve që vitet e fundit kanë çuar në burgosjen e mijëra njerëzve.