Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar një ditë më parë në rajonin e Lombardisë, duke përfshirë provincat Bergamo, Breshia, Mantua dhe Rimini. Autoritetet italiane kanë sekuestruar 80 kilogramë drogë, përfshirë 61 kg kokainë, 16 kg hashash dhe 3 kg marijuanë të gatshme për shpërndarje në zona të ndryshme.