Çmimet e karburanteve u rritën të hënën në tregjet ndërkombëtare teksa oferta globale po shtrëngohet nga eksportet më të ulëta nga Arabia Saudite dhe Rusia. Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 61 cent në 85,41 dollarë për fuçi deri në orën, ndërsa nafta e papërpunuar në SHBA ishte në 81,88 dollarë për fuçi, duke u rritur me 63 cent. Veç uljes së prodhimit nga ana e Arabisë Saudite dhe Rusisë, rritja e çmimit i faturohet edhe forcimit të dollarit përgjatë muajit gusht.