Një tsunami infektimesh me variantin e ri Omicron të koronavirusit është përplasur mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas festës së fundvitit. Vetëm gjatë së hënës, rastet e infektimeve kanë qenë mbi një milionë, dy herë më shumë se katër ditë më parë dhe katër herë më shumë se një javë më parë.