Liderët evropianë kanë rikthyer kufizimet për të luftuar pandeminë e koronavirusit, teksa varianti Omicron vazhdon të përhapet nëpër kontinent. Gjermania dhe Portugalia janë në mesin e shteteve që kanë bërë të ditura kufizime pas Festës së Krishtlindjes. Omicron tashmë është variant dominues në shumë vende të Evropës. Hans Kluge nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka thënë se vala e re e infektimit do të përballë me vështirësi sistemet shëndetësore.