Por, shkencëtarët paralajmëruan kundër interpretimit të këtyre studimeve të hershme – të cilat ende nuk janë shqyrtuar nga ekspertët e tjerë – si shenjë se vala e infektimeve, e shkaktuara nga Omicroni, mund të jetë më e lehtë sesa ajo e shkaktuar nga Delta. Studimet e reja duket se mbështesin hulumtimet paraprake që sugjeronin se Omicroni mund të mos jetë aq i dëmshëm sa Delta, thanë shkencëtarët, por paralajmëruan kundër optimizmit të tepruar.